Kryeministri Albin Kurti tashmë ka mbërritur në Japoni.
Së bashku me vartësin e tij, Hekuran Murati, që është ministër i Financave, siç merr vesh Nacionale, po qëndrojnë në hotelin “Imperial Palace”.
Sipas vlerësimeve në Internet, ky hotel që është në qendër të Tokjos, është hotel luksoz.
Në uebfaqen e hotelit “Imperial Hotel”, një dhomë për dy persona për një natë kushton nga 369 euro deri në 2,003 euro për natë.
Tashmë Kurti ka filluar takimet e tij në Japoni, e së pari është parë të jetë takuar me kosovarët që jetojnë në Tokjo.
Qytetari me emrin Ilir Vokrri, ka postuar dy fotografi me Kurtin, duke shkruar se e takoi kryeministrin.’
“Me Kryeministrin tonë Albin Kurti dhe Ministrin Hekuran Murati, si të zënë qe jan patën kohë të na përshëndesin. I urojmë atyre gjitha te mirat ne rrugëtimin e gjate dhe vështirë që kanë.”, shkroi z.Vokrri.
Luksi / Luksi po bëhet përditshmëri: Çka bëri Albin Kurti këto dy ditë?
Siç ka kuptuar Nacionale, Kurti do të qëndrojë dy ditë në Japoni.
Nacionale nuk e di nëse pagesat e udhëtimit, akomodimit e biletat paguhen nga Qeveria e Kosovës apo mbulohen nga ajo japoneze.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Kurti qëndron në hotele luksoze gjatë udhëtimeve të tij.