Turqia është një ndër shtetet e rajonit me drama të forta familjare. Rasti i mëposhtëm është një ndër to. Mediat lokale raportojnë për vraѕsjen në mënyrë makabre dhe mbajtjen e trupit për disa ditë më frigorifer të një fëmijë vetëm 3 vjeç.
Vogëlushja, fryt i një martese të dështuar mes prindërve të saj rrinte me nënën e saj kur kjo e fundit u njoh me një burrë tjetër duke filluar të jetonin bashkë. Për arsye ende të paditura, vajza e mitur dhe motra e saj një vjeçe e gjysmë humbasin dhe nëna del në një studio televizive duke kërkuar gjetjen e vajzave të saj, shkruan abcnews.al.
Pas kërkimeve nga policia, vajza e vogël u gjet e gjallë dhe mbahej nga shoku i të dashurit të nënës, kurse vajza e madhe u gjet e v dekur dhe trupi i ishte futur në pjesën e ngrirjes së një frigoriferi.
Policia arrestoi dy burra që dyshohet se kishin lidhje me nënën e vajzës. Ata morën dy vajzat peng për të detyruar nënën të prosѕtituonte.
Nga këqyrja paraprake policia zbuloi se vogëlushja ishte vrа arë duke u goditur në trup pa mëshirë.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme u bë va rrimi i vajzës së quajtur Lina. Gjatë ceremonisë në Gaziantep, babai i saj nuk mundi t’i mbajë lotët dhe një moment i hodhi xhupin mbi arkivol duke thënë se kështu vajza e tij nuk do të kishte ftohtë.