Shqiptarët iu kthehen sobave të drurit, rritet interesi dhe çmimi i tyre


Paralajmërimet e qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike po i shtyjnë shqiptarët drejt alternativave të tjera për ngrohje dhe gatim gjatë dimrit.

Tregtarët shprehen se gjatë kësaj kohe është rritur shumë interesi i shqiptarëve për sobat me dru, e kryesisht ato që përdoren edhe për gatim. Sipas tyre krahasuar me një vit më parë interesi për blerjen e sobave është rritur me mbi 40% por bashkë me të është rritur edhe çmimi i tyre.

Jetmir Deda i cili merret me tregtimin e sobave me dru thotë se ky vit ka shënuar një rritje të qytetarëve të interesuar, 40% më shumë se viti i kaluar. Por ai shton se edhe edhe çmimi i tyre ka pësuar rritje.

Qytetarët janë më shumë të interesuar për sobat e drurit. Është rritur edhe interesi, por edhe sobat e drurit kanë pësuar rritje gjithmonë sipas hekurit në bursë e gjërave të tjera. Krahasuar me vjet, interesi i qytetarëve është rritur me mbi 40%.
Ai thotë se qytetarët priren të zgjedhin soba që krahas ngrohjes shërbejnë edhe për gatim.

Sobat shkojnë nga 16 mijë lekë deri në 80 mijë lekë të reja një çmim mesatar për sobat që janë për pjekje, gatim dhe ngrohje.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *