E ka ‘hedhur pas krahëve’ ndarjen me Romeon/ Vajza e ministrit shqiptar me pushime luksoze


Vajza e ministrit të Brendshëm, Niko Peleshit, Aleksia është duke shijuar pushime luksoze në Andorra. Bukuroshja 20-vjeçare ka marrë vëmendjen e të gjithëve me fotot e publikuara ku shfaqet në një pishinë.

Shpeshherë ajo është komentuar nga mediat rozë për lidhjen e saj me aktorin Romeo Veshaj, lidhje të cilën Aleksia ka treguar se e ka hedhur pas krahëve.

“Kam reflektuar dhe kam kuptuar që nuk kam qenë realisht e dashuruar. Kam qenë e dashuruar me idenë e të pasurit dikë në krah që më do verbërisht sepse nuk e kisha provuar ndonjëherë si ndjesi apo me idenë e të krijuarit një familje sa më shpejt, por kurrë e dashuruar me një person. Ngelet për ta provuar edhe dashurinë e vërtetë. Nuk ma paska bërë zemra bam”, tha Aleksia pak kohë më parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *