Aleksia, vajza e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi duket se ka shkuar me studime në Andorra. Ajo ka ekspozuar linjat në disa foto të publikuara në Instagramin e saj.
E bija e ministrit ka privilegjin të studiojë në universitetet më të mira në botë dhe të argëtohet në luksin që ia kanë mundësuar taksat e shqiptarëve, ndërsa studentët shqiptarë mezi shtyjnë muajin për të paguar qiratë e për të mbijetuar.
Vetëm pak ditë më parë studentët kërkuan nga qeveria një ndihmë prej 100 mijë lekësh të vjetra në muaj për të përballuar kostot e studimeve.
Ndërkohë që Peleshi së bashku me Edi Ramën prezantuan sot blerjen e satelitëve 6 Milionë Dollarë, thanë se një ndër funksionet e tyre do ishte mbikqyja e ndërtimeve pa leje.