Tjetër foto sfiduese e Ervis Martinajt. A po luan ish mbreti i kumarit dhe si e rrethoi Edi Ramën


Pas fotografisë në ambientet e jashtme të një klubi të njohur nate në Dusseldorf të Gjermanisë, i njohur si ‘Peshqirat’ ku ofrohen shërbime seksuale, Prapaskena sjell një tjetër foto të ish mbretit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj, fati i të cilit vijon të mbetet i mbuluar me mister dhe me një mjegull thashethemesh.

Njeriu më i kërkuar nga drejtësia dhe më i lakuar që nga mesi i muajit gusht, shfaqet në natyrë, ku duket se sapo ka ngenë. Nuk dihet se kur është bërë fotoja, por nga veshja duket vjeshtë dhe nuk përjashtohet mundësia që fotoja të jetë bërë në Gjermani.

Në Shqipëri, analistët, gazetarët, opinionistët dhe qytetarët janë ndarë në dy kampe sa i takon fatit të Vis Martinaj. Njëri kamp mendon se Martinaj mund të jetë rrëmbyer dhe më pas vrarë nga kundërshtarët e tij të rrezikshëm dhe të shumtë.

Kampi tjetër mendojn se zhdukja mund të jetë një inskenim për t’i shpëtuar ndjekjes nga kundërshtarët dhe mbase për të përgatitur një hakmarrje. Ditët e fundit është përfolur për një konflikt frontal të Vis Martinajt me Edi Ramën për lojërat e fatit dhe tokat e dajave të tij në Vlorë.

Besohet se kryeministri dhe Martinaj kanë kërcënuar njeri-tjetrin në telefon, ku Rama e ka paralajmëruar se do t’i dalë në ëndrrat më të këqija. Martinaj kishte marrë dy vila pranë shtëpisë së Ramës në Surrel, duke alarmuar eskortën e kryeministrit dhe Gardën. Gazetari Artan Hoxha ka folur edhe për përplasje mes eskortës së Ramës dhe eskortës së Martinajt.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *