Misi Deta Kokomani është vajza që shoqëronte Martinajn. Farmacistja bukuroshe: Vetëm një natë fjeta me Visin në Durrës


Silueta e biznesmenit Ervis Martinaj, është parë mbrëmjen e 7 Gushtit 2022 në ambientet e një hoteli në plazhin e Durrësit dhe një ditë më pas, në 8 gusht 2022, imazhi i tij është parë në Tiranë në ambientet e një biznesi që ndodhet në zonën e “Zogut të Zi”.

Mijëra orë regjistrime kamerash dhe më shumë se 110 persona janë mbajtur nën përgjim nga Policia, por biznesmeni dhe i shumëkërkuari i SPAK është shfaqur vetëm në dy episodet e mësipërme.

Përsa i përket vendit në Durrës, mësohet se Martinaj ka qëndruar në Hotel Adriatik.

Biznesmeni, i shoqëruar nga një vajzë nga qyteti bregdetar me të cilën kishte lidhje intime dhe figurë shumë e njohur publike, kanë hyrë në ambientet e hotelit në orën 21.15. Regjistrimi është bërë nga agjenti i Operacionales Jeton Lami.

Burime për Prapaskena kanë bërë me dije se vajza është Deta Kokomani nga Durrësi, e shpallur “Miss Univers Albania 2022”.

Farmacistja bukuroshe dyshohet se është vajza që shoqëronte Martinajn para se të zhdukej.

Në pyetje është marë vajza Deta Kokomani,e cila ka treguar para hetuesve se ka qëndruar vetëm një natë nën shoqërinë e Ervis Martinaj, në një hotel në Durrës.

 

 

Por mëngjesin e 8 Gushtit, janë ndarë me të, ku ajo ka shkuar në shtëpi, ndërsa nuk ka pasur dijeni se ku ka shkuar Ervis Martinaj që ndodhej në shoqërinë e punonjësit të operacionales Jeton Lami.

Vajza aktualisht është në Durrës, por nuk dihet se ku është Martinaj.

 

 

Pamjet e kamerave veç Ervis Martinajt nxorën zbuluar dhe agjentin e Policisë Shqiptare, 28 vjeçarin që sot akuzohet për shpërdorim detyre. Jeton Lami jo vetëm që nuk ka njoftuar eprorët ose të bënte prangosjen e të shumëkërkuarit nga SPAK, por e ka shoqëruar atë me një mjet luksoz Audi A8 në Hotel Adriatik në Durrës.

Ka shumë gjasa që Martinaj të jetë sjellë në Tiranë pikërisht nga Jeton Lami dhe mbrëmjen e 8 gushtit, sërisht Lami e ka marë me makinë dhe nuk dihet se ku kanë shkuar.

Burimet nga policia bëjnë me dije se Martinaj mund të jetë rëmbyer nga persona që janë kundërshtarë të tij, dhe ende nuk ka asnjë gjurmë rreth vendodhjes së këtij personi.

Zhdukja e njeriut që në Shqipëri, konsiderohet si “Mbreti i Lojrave të Fatit”, tashmë ka hyrë në spiralen e çështjeve paralele të hetuara pa rezultat nga prokuroria Shqiptare, si ajo e Enver Stafukës, Jan Prengës, Eduard Belegut, Irena Selit, Remzi Hoxhës, Kleanthi Koçit, Albano Xhaferaj, Elvis Troqes, Leonard Mehmetit, Agron Molla, Gëzim Hysaj.

 

 

Prej 18 Majit 2022, Martinaj rezulton i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme SPAK, në kuadër të operacionit “Plumbi i artë” për akuzën e “Sigurimit të mjeteve për të kryer vrasje” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, në dëm të Endrit Dokles, anëtar ky i një grupimi në Durrës dhe Tiranë, që njihet si “banda e Durrësit”.

 

 

E teksa SPAK ka vijuar hetimet dhe policia operacionale, ka ndërmarrë disa operacione për arrestimin e Martinajt, në 17 Korrik 2022, Martinaj u godit mjaft rëndë, duke i ekzekutuar djalin e xhaxhait, Briland Martinaj, shokun Diklen Vatën dhe komshiun Besmir Hoxha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *