Ervis Martinaj mes “gocave simpatike”, me helikopter në klubin e natës në Gjermani


Një fotografi e papublikuar më herët, e personit më të përfolur të botës së krimit në Shqipëri, Ervis Martinaj, është publikuar së fundmi në rrjetet sociale. Ndërkohë që në media flitet për misterin e zhdukjes së Martinajt, shumë pak është ditur lidhur me jetën e tij personale, udhëtimet por edhe bizneset.

Martinaj thuhet se në Shqipëri shoqërohej me femra të njohura të shoëbizz-it, madje një prej tyre ishte njëkohësisht një prej vajzave të fundit që e pa përpara se të zhdukej.

Në fotografinë e fundit, Martinaj shfaqet në ambientet e jashtme të një klubi të njohur nate në Dusseldorf të Gjermanisë. Por koha kur fotografia është realizuar nuk dihet. Bëhet fjalë për klubin “FKK- und Saunaclub Oceans”, që funksionon si shtëpi publike dhe strip club. Ky klub njihet mes shqiptarëve që kanë dijeni, apo e kanë frekuentuar si “peshqirat”./ Albeu.com


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *