Një tjetër foto e papublikuar më parë e është shfaqur së fundmi në rrjetet sociale. Kjo është foto e dytë rresht, që publikohet pas zhdukjes së Martinajt, një nga emrat më të përfolur të botës së krimit në Shqipëri. Për jetën private të tij, por edhe fotografitë e martinajt kanë qenë të pakta, dhe publikimi i tyre në mes të teorive për zhdukjen e tij e bën edhe më të mistershme situatën.
Si foto e parë, edhe fotografia e dytë është “selfie”, që do të thotë se Martinaj ka fotografuar veten. Vendi dhe koha nuk dihen, megjithatë në pamje dallohet se është e viteve të fundit, e realizuar gjatë vjeshtës, mendohet jashtë shtetit.