Kujdes kur bleni dru, kështu mund të mashtroheni


Përveç çmimit jashtëzakonisht të lartë që kanë drurët për ngrohje thuajse çdo vit, një problem tjetër që i shqetëson blerësit, janë mashtrimet që u bëhen atyre nga ana e shitëseve, kur bëhet fjalë për sasinë e saktë të drurëve që ata paguajnë.

Janë me dhjetëra raste që janë zbuluar mashtrimet e drushitësve, ku shihet manipulimi i druve në atë mënyrë që nga jashtë të duket gjithçka në rregull, por në brendi janë pjesë tërësisht të zbrazëta, me çka blerësi nëse paguan për 10 metra dru, dëmtohet për së paku tri metra.

Mirëpo, kjo nuk është metoda e vetme me të cilën drushitësi mashtrojnë gjatë shitjes. Shumë prej drushitësve përdorin metra të rremë, të cilët nuk janë të saktë në matje dhe në një gjatësi prej një metri, ata arrijnë të vjedhin 13.5 centimetra dru.

Këtë mund ta shihni edhe përmes videos së publikuar, ku shihet një metër i konfiskuar nga një drushitës. Këshilla më e mirë është që secili që shkon për të blerë dru, të marrë me vete metrin e vet dhe me të ta bëj edhe matjen e druve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *