Hasbulla i mërzitur: Shokët më duan vetëm për para, e vështirë jeta si i pasur


Hasbulla pas famës së fituar në rrjetet sociale tani jeton një jetë të shtrenjtë me makina, veshje e ora luksoze. Por ylli i rrjeteve sociale thotë se të qenurit i pasur ka edhe anë negative që kanë ndikuar në marrëdhëniet e tij.

Në një video të publikuar nga ai vetë, ai ka treguar se shokët e tij e duan vetëm për paratë që ai ka. Ai thotë se ka nevojë për miq të vërtetë që nuk rendin pas parave të tij.

Dua që miqtë e mi më të ngushtë të jenë njerëz normalë. Disa miq të mirë të ngushtë, më mjaftojnë. Sepse kohët e fundit ata janë pas parave të mia. Të gjithë kërkojnë para. Kjo është arsyeja pse unë dua miq të mirë.
Kur shkoj diku për shembull në Dubai ose diku tjetër. Kur kthehem, papritmas të gjithë më thonë “vëlla, vëlla…” dhe pastaj më kërkojnë para. Tani e kuptoj se çfarë po ndodh më duhet të ngushtoj rrethin tim të miqve.

Hasbulla thotë se jeta e tij është e vështirë dhe se nuk ua rekomandon të tjerëve. Sipas tij rëndësi ka shëndeti, lumturia dhe gëzimi.

Pra, mos e ëndërroni këtë lloj jete. Nuk është ashtu siç mendojnë njerëzit, nuk është aq e mirë. Ndonjëherë më çon këtu, ndonjëherë më çon atje. Gjithçka që të gjithë shohin është se sa para fitoj. Kjo është një jetë e vështirë vëlla. Shumë e vështirë, nuk e rekomandoj. Gjëja më e rëndësishme është që të jeni të shëndetshëm, të lumtur dhe të gëzuar.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *