Arkimed Lushaj ose ndryshe i njohur si Stresi, i ka bërë gjithmonë ‘lëmsh’ fansat e tij kur vjen puna për jetën sentimentale.
Kjo për faktin se herë shihet në krah të vajzave të tjera herë bën deklarata të forta ndaj ish-partneres së tij Kejsin, të cilën së fundmi e quajti dhe ‘grua’.
Mirëpo duket se reperi e ka hedhur tashmë përfundimisht pas krahëve historinë me Kejsin pasi një video e tij ku shihet pranë një vajze po bën xhiron e rrjetit.
Videoja e publikuar nga “Aferparty.al”, tregon Stresin i cili ndodhet në një club nate, ku pranë tij shihet një vajzë misterioze të cilës i ka vendosur krahun sipër dhe dyshja duket se po kalojnë një kohë të mirë së bashku.
Të pranishmit kanë treguar se dyshja ishin shumë të afërt tërë kohën duke shkëmbyer puthje me njëri tjetrin.
Kujtojmë se Arkimedi dhe Kejsi i dhanë fund martesës së tyre, pasi marrëdhënia u shoqërua me ulje e ngritje përgjatë viteve.
Pas ndarjes Stresi deklaroi se ka shumë respekt për ish-bashkëshorten e tij, e cila është zhvendosur për të jetuar në Kanada dhe se asnjëherë nuk do fliste fjalë të këqija për atë.
Reperi dhe ish- partnetja jetonin në një lagje, dhe nisën një lidhje pasi nëna e saj ia la porosi reperit të kujdesej që të mos e ngacmonin djemtë e tjerë dhe kështu nisi gjithçka. Por historia e tyre nuk pati fund të lumtur dhe martesa e tyre mori fund.