“Daja u la pasuri të madhe”/ Ekstradohet në Greqi shqiptari që kreu krimin e tmerrshëm gjatë grabitjes/ Dogji të gjallë gjyshen dhe nipin


Mediat greke kanë publikuar video nga ekstradimi i një 36-vjeçari shqiptar, i quajtuar Ledjon Brakaj që akuzohet për vrasje të dyfishtë gjatë një grabitjeje në vitin 2015 në Aegina. Sipas policisë, kur hyri për të grabitur shtëpinë, ai fillimisht goditi me grusht një grua që ishte brenda dhe më pas nipin e saj. Pastaj, i mbuloi me rroba dhe i dogji të gjallë.

Ai u kap në 19 gusht në Maltë pas një urdhër arresti ndërkombëtar dhe me procedura të përshpejtuara u dërgua në Greqi ku edhe do të përballet me akuzat, raporton abcnews.al. Brakaj akuzohet se e ka kryer këtë krim kur ishte 29 vjeç dhe më pas u largua nga Greqia për t’u fshehur në shtete të tjera.

Mësohet se 36-vjeçari, në orët e para të mëngjesit të datës 30 nëntor 2015, ka hyrë në shtëpinë e një 71-vjeçareje në fshatin Asomati të Aeginas me disa të tjerë pasi më parë kishte thyer dritaren me gurë.

Më pas, pasi kanë goditur me grusht të moshuarën dhe nipin e saj 44-vjeçar për t’i detyruar të tregonin se ku i kishin fshehur sendet me vlerë i kanë çuar në një dhomë. Aty, pasi i mbuluan me një grumbull rrobash dhe i dogjën të gjallë.

“Të dy i njohën vrasësit dhe për këtë u dogjën. Flitej se tezja ime Irene mbante paund në shtëpinë e saj, por edhe se kishte të fshehura shumë para. Ajo nuk ishte e pasur dhe nuk e di nëse është e vërtetë.

Me situatën në të cilën ndodhet vendi, kush është ai që po të ketë pak para në bankë, nuk do t’i merrte dhe do t’i mbante në shtëpi?”, tha një i afërm.

“Shumë njerëz thoshin se edhe një daja i djalit që vdiq kishte fshehur para dhe ia kishte lënë të gjitha Lambros që ishte shumë i urtë si njeri”, tha një tjetër i njohur i familjes.

Kombinimi i këtyre dy thashethemeve është ai që mesa duket i ka shtyrë autorët të shkatërrojë edhe pllakat e shtëpisë ku u gjetën të vdekur tezja dhe nipi. Ata i njihnin viktimat, por edhe lagjen, ndërkohë që momenti i krimit të tmerrshëm nuk u zgjodh rastësisht.

Në një shtëpi aty pranë po zhvillohej një festë e madhe për emrin e njërit prej anëtarëve të kësaj familjeje. Muzika vijonte me zë të lartë, duke e bërë më të lehtë për vrasësit të mos dëgjohej asgjë se çfarë po ndodhte në shtëpi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *