Joeli, djali i Ermalit dhe Amit feston dje festoi 9 vjetorin. Sigurisht, dita e tij e veçantë nuk ka kaluar pa urime shumë të ndjera nga prindërit.
Përpos Amit edhe Ermali ka publikuar në rrjete sociale disa foto me Joelin, ku ka zbuluar se pikërisht sot ai ka vënë re një shenjë tepër të veçantë në fytyrën e tij. Joeli ka një nishan në formë zemre, të cilin Ermali e ka treguar me foto.
“Mu deshën 9 vite të shoh që ky Kingu përveç dashurisë që rrezaton ka dhe një shenjë afër mendjes që është një zemër. Jetë të gjatë dhe me shëndet gëzimi ynë i parë! Joel, 9″, ka shkruar producenti krahas fotove.