“Jam Një Virgjëreshë Që Ia Mbath…”/ Eranda Libohova Rrëfehet Si Asnjëherë Më Parë: Ja Pse Nuk Jam Martuar Deri Më Sot


Eranda Libohova ka folur si rrallë herë për jetën e saj private dhe mbi arsyet përse ende nuk është martuar.

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, shpjegoi se këtë pyetje e dëgjon shpesh, por nuk është më pak e lumtur se dikush që është martuar, pasi nuk i mungon dashuria dhe ndihet e kompletuar. Ajo u shpreh se “jo se nuk e doja martesën dhe nuk më pëlqen por që kështu ka ndodhur”, teksa foli për marrëdhëniet e mëparshme.

“Shpesh dëgjoj pyetjen pse nuk je martuar, pse nuk martohesh, ke ndonjë gjë të re? Fakti që nuk martohesh, nuk do të thotë se unë jam më pak e lumtur se një që është e martuar.

Jo se nuk e doja martesën dhe nuk më pëlqen martesa se unë vij nga një familje tradicionale, me motra e vëllezër por që kështu ka ndodhur. Jam shumë e lumtur kështu, nuk është se më mungon dashuria. Ndjehem e kompletuar, secili ka këndvështrimin e tij dhe shumë mirë në të gjithë qenien time.

Unë kam qenë në çift, nuk jam ndjerë e robëruar. Në momentin që kam ndjerë trysni pse presion për diçka që nuk më bën të ndihem vetvetja, iki, jam një virgjëreshë që ia mbath”, tha këngëtarja në emisionin “Fol me Mua”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *