Policja nga ELBASANI qe trazoi rrjetin, RIKTHEHET NË DETYRË NË POSTIN E MËPARSHËM


Policja Anisa Kostani rikthehet në detyrë. Pezullimi i saj u bë me bujë të madhe, pas deklaratave fyese dhe kërcënuese ndaj gazetarëve të kronikës së zezë.

Kostani është rikthyer të premten në detyrën e saj të mëparshme si nënkomisare pranë sektorit të Krimit Ekonomik në drejtorinë e policisë së Elbasanit.

Kujtojmë se vendimi për pezullimin e saj nga detyra erdhi më 19 gusht të këtij viti, ngjarje për të cilën reagoi dhe vetë drejtori i Policisë së Shtetit asokohe, Gledis

Nano.

Anisa Kostani, policja nga Elbasani që u bë e famshme për faktin se mbante në shtëpi si kafshë shtëpiake një gjarpër, trazoi rrjetin pas kërcënimeve që lëshoi ndaj gazetarëve pas një ngjarje kriminale në qytetin ky ajo punon.

Policja akuzoi ata që shkruajnë keq për Policinë e Elbasanit se e kanë marrë provimin prej “profesorëve Don Zhuanë”.

Më pas, dolën foto të jetës së saj luksoze, duke ngritur kështu pyetje për jetën e saj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *