Do mbetemi pa mjekë, 3500 ‘bluza të bardha’ kanë braktisur Shqipërinë për Gjermaninë


Largimi i mjekëve dhe infermierëve gjatë viteve të fundit në drejtim të Gjermanisë, është kthyer në një problem serioz. Në vetëm 10 vite, janë larguar nga vendi 3500 profesionistë të sistemit shëndetësor.

“Sipas statistikës së dhomës së mjekëve dhe të infermierëve në Gjermani vetëm nga Shqipëria kemi të larguar deri tek 3500 profesionistë, prej të cilëve 1200 deri në 1500 janë prej Fakultetit të Mjekësisë që janë mjekë, dentistë, qoftë edhe farmacistë.

Ndërsa pjesa tjetër janë profesionistë si infermierët, kanë filluar edhe fizioterapistët dhe në kohët e fundit dhe teknik laboratori, shëndet publik”, u shpreh Kryetarja e Federatës së Mjekëve shqiptar në Evropë, Aurora Dollenberg.

Një eksod i tillë për vendin tonë duhet të konsiderohet si këmbanë alarmi. “Kjo shoqëri po humbet investimin e saj prej shumë vitesh dhe kjo duhet të stopohet sepse në fund të fundit, nënkuptohet një shërbim shumë i ulët qoftë shëndetësor, por edhe të fushave tjera ndaj qytetarit shqiptar”, theksoi ajo.

Çështja ekonomike është arsyeja kryesore për të cilën largohen. “Gjermania ka nevojë, i merr falas dhe Gjermania i paguan po ashtu edhe me rroga minimale.

Pra ne nuk paguhemi si një gjerman dhe nuk i kemi shumë favore që i kanë vendasit”, sipas saj. Kjo situatë rrezikon ta fusë sistemin shëndetësor në kolaps.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *