Alketa Vejsiu tha në “Dance Albania” se shumë drejtues të emisioneve në Tv Klan kanë bërë ankesa ndaj Orgesa Zaimit. Alketa Vejsiu: Mamaq, kur kishte këtë emisionin e Ermalit këtu, ke marrë ndonjëherë ndonjë letër ankimimi nga kolegët? Ndonjë letër poshtë derës?
Ermal Mamaqi: Përjavë merrja. Alketa Vejsiu: Po kush ankohej më shumë për ty? Ermal Mamaqi: Po kush të mundej, e kishin me radhë.
Alketa Vejsiu: Se është bërë nami për Dance Albania. Kemi patur një letër nga Fevziu, një tjetër nga Gjebrea, një nga Magjistari pasdite, edhe Luana Vjollca tani që është hyrja më e re në formacion, ankohen të gjithë për ne.
Ermal Mamaqi: Për çfarë? Për orarin? Alketa Vejsiu: Aludo njëherë ti pse.. Ermal Mamaqi: Padyshim që janë xhelozë që të gjithë. Alketa Vejsiu: Jo i duam shumë që të gjithë. Ankohen se bërtet shumë Orgesa Zaimi, bërtet shumë. Orgesa Zaimi: Unë kam marrë shumë vërejtje nga fonistët këtu në Klan, a mund ta ulësh pak decibelin.