U bë pjesë e ”Për’puthen”, vajza e re: Unë ja marr të dashurin kujtdo


Hyrja e dy vajzave të reja në “Përputhen” ka sjellë dhe debate. Vajzat që u bënë pjesë e programit të dashurisë janë shoqe të ngushta dhe njëra prej tyre u shpreh se nëse shoqja pëlqen njërin nga djemtë, tjera nuk do vazhdojë më me të. Pikërisht kjo gjë shkaktoi debat dhe mes vajzave që replikuan ishte dhe Orsiola. “Unë kujtdo mund t’ja marr të dashurin nëse nuk e kam shoqe.

Ama shoqen e respektoj, nuk i them maje ti pëlqimin. Unë këtu s’kam ardh me shoqe, ti ke ardh me shoqen tate”, i tha Orsiola Irisit, vajzës së re. Kujtojmë që Përputhen këtë sezon ka arhdur me disa ndryshime, duke filluar nga moderatorja, Ori Nebiaj ka zëvendësuar Bora Zemanin.

Panelit të opinionistëve, përvec të zakonshmit Arjan Konomi, këtë herë është edhe ish-banorja e Big Brother, Neda Balluku, që njihet për origjinalitetin e saj. Ndryshime ka pasur edhe në strukturën e formatit lidhur me konkurrentët, por ideja mbetet e njëjtë që është krijimi i cifteve të reja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *