Një histori da shurie e cila u kurorzua në fejesë, mori fund sot në studion e të “Dielës Shqipëtare”.
Ajo quhet Tea dhe është 20 vjeç, ajo ka ftuar në emision të fejuarin e saj Niko për t’i kërkuar falje dhe për t’i premtuar publikisht se nuk do të bëhet më xh eloze dhe kokëfortë
Ajo është e fejuar me Nikolën, por xhe lozia e saj ka bërë që ai ta quajë “komisariati”. Ata janë njohur nga një kushërirë e përbashkët, Tea po kalonte në pedonale me të kur Niko e ka parë dhe e ka pëlqyer, por Tea fillimisht nuk pranonte të njiheshin. Ajo i ka treguar familjes për l idhjen e tyre pas 2-3 muajsh dhe më pas janë fejuar.
Tea rrëfen se momenti që është ndjerë më shumë xhe loze është kur ish e dashura i ka shkruajtur Nikos në Viber, pasi në lidhje ai i kishte thënë që e kishte shoqe, ndërsa kur ishin fejuar i kishte treguar se kanë patur lidhje 2-vjeçare dhe se vazhdojnë shoqërinë.
Tea nuk e ka pranuar këtë shoqëri, ndaj e ka fshirë nga çdo rrjet social i tij. Por Niko hapi një Instagram tjetër, në të cilin ish e d ashura e bën “folloë” dhe ai ia kthen. Kaq mjaftonte që Tea të shp ër thente sërish.
Debati
Tea – E di që jemi zënë shumë bashkë. Kam ardhur këtu për të të kërkuar falje për të gjithë gabimet e mia, për të gjithë xhel ozitë e mia të kota. Kam ardhur njëkohësisht të të falenderoj që më ke duruar një vit. E di që dikush tjetër nuk do ta bënte kurrë këtë gjë.
Për këtë gjë të jam shumë b orxh. Ti e di që të kam kërkuar fa lje para prindërve dhe të kam dhënë fjalën që nuk do bëhem më xhe loze edhe për gab ime të miat, por nuk e mbajta dot. Nëqoftëse ti pranon, unë dua të të premtoj që nuk do bëj më gabime dhe nuk do jem më xhel oze, as kokëfortë. Dua ta hedhim mbrapa këtë vit që ka kaluar.
Niko – Për gjithë këta që s’e dinë, në një vit që jam fejuar unë me Tean, vetëm 2 muaj kam pasur lumturi. Pas një ndryshimi total, që as unë vetë nuk e kuptova pse ndodhi, s’kam patur asnjë ditë të lumtur. Pasi më ka premtuar 8 muaj rrjesht, nuk kam parë mundimin më të vogël për të ndryshuar ndaj meje.
Pas një gri ndje të vogël me prindërit, thashë t’i jap një mundësi të fundit para prindërve të saj dhe prindërve të mi. Domethënë jo të më premtonte mua që do nd yshonte, se me mua nuk pati asnjë rezultat premtimi i saj, thashë t’i premtonte prindërve të saj, mbase do ndryshonte për ta më shumë.
Kaluan rreth 3-4 ditësh nisën përsëri të njëjtat gjëra dhe akoma më keq. Kur diskutuam para prindërve të saj, ia bëra të qartë dhe ia bëj prapë, problemi nuk është te xhe lozia ose te problemet e tjera, me atë frymë është rritur, nuk ndryshon. Nuk na përputhen karakteret.
Bëra çdo gjë për të ndryshuar situatën, u mundova të sillesha me mënyrën e saj, prapë asnjë rezultat. Mund të jetë munduar, por edhe ajo vetë e ka pranuar që nuk ndryshon dot, apo e kam gabim?
Tea – Unë sot kam ardhur që të të premtoj që do ndryshoj, prandaj zgjodha edhe këtë emision, që të të jap para gjithë publikut…
Niko – Një sekondë, të lutem. Sa ç’vlejnë prindërit për mua dhe për të gjithë… Prindërit janë gjëja më kryesore se njerëzit në jetën tënde janë kalimtarë. Sot ke dikë, nesër ke dikë, por prindërit do i kesh gjithë jetën.
Dhe për mua vlen përsëri jo-ja, ti nuk e mbajte dot premtimin te prindërit e tu që janë më të rëndësishmit, si mund ta mbash te njerëzit?
Tea është mësuar të rrijë si çupë, jo si nuse. Çdo nënë e një djali do një nuse në shtëpi. Tea do të jetë gjithmonë sipër, nuk di të ulë kokë ndonjëherë. Gjithmonë kjo ka qenë arsyeja që jemi gri ndur.
Tea – Unë gjithmonë për një gjë që ishte më mirë ashtu siç thoshte Niko, thosha nuk e bëj, bëhej she rri pastaj e bëja.
Niko – E bënte pas disa ditësh she rr. Janë shumë gjëra që Tea i di dhe i pranon se janë bërë çdo ditë.
Arditi – Ti ndjen ndonjë gjë për Tean?
Niko – Ndjej Ardit se kur e mora e mora me dëshirën time jo se ma mbushi mendjen njeri ose të më detyronte dikush. E doja me dëshirën time
Arditi – Niko, jepi dhe një shans për hir të këtij veprimi që bëri, për hir të asaj që ti ndjen dhe të jetë ky shansi i fundit për të.
Niko – Shans nuk ka më, është e kotë. Dhe unë që erdha, erdha për respekt se ajo përgjigjen time e di shumë mirë. Është jo! Vendimet i marr unë se unë e mora, por edhe prindërit e mi janë për jo.