Burxhu Sahinoglu është vajza turke që rrëfeu më tepër për jetën e saj në emisionin “Rreze Dielli’. Ajo prej më shumë se 6 vitesh ka zgjedhur Shqipërinë si vendin ku dëshiron të jetojë, dhe për këtë shprehet shumë e lumtur. Ndërsa na tregon më tepër për vendimin e saj për të qëndruar këtu:
Mami im është me origjinë nga Korça, Kolonja por ka lindur në Stamboll. Ndërsa babi është turk. Unë kam një vëlla dhe ne jetojmë bashkë këtu në Shqipëri. Më pëlqen shumë Shqipëria, kam ardhur para 6 vitesh këtu. Më pëlqen më shumë Tirana sepse qyteti është shumë i vogël, ndërsa Stambolli është shumë I madh dhe mbushet shumë me njerëz. Njerëit atje janë shumë te stresuar, ndërsa këtu janë më rehat, janë në kafe dhe është më qejf” tha Burxhu.
Ajo tregoi më tepër për ushqimet e saj të preferuara në Shqipëri, si specat me ajkë dhe byreku. Pavarësisht se ka vizituar pothuajse të gjitha qytet e Shqipërisë, thotë se zemrën ia ka rrëmbyer Vlora.
Më pëlqen Vlora sepse deti është shumë i bukur dhe shumë i pastër dhe unë jam njeri veror. Ndër të tjera, Burxhu është edhe në blogere e veçantë, e cila pasionin e saj për kafenë, për të mësuar më tepër për shijet e ndryshme të saj e ndan me ndjekësit në rrjetet sociale.
Në tiranë ka shumë kafe kulturë, dhe këtu kafeja ka bazë ekspresin, s’ka metodë tjerë por kjo është një metodë shumë e mirë. Unë e pëlqej shumë, pijë gjithmonë makiato. Në Stamboll nuk e kam provuar kurrë makiaton, këtu është shumë e mirë” tha ajo. Ndërsa e vendosur tha se nuk ka ndërmend të largohet nga Shqipëria, të paktën për një kohë shumë të gjatë.