U zu keq me Arjan Konomin, Einxhel Shkira ka dy fjalë publikisht për Neda Ballukun


Një debat mjaft i ashpër ndodhi gjatë puntatës së djeshme në “Për’puthen” mes Neda Ballukut dhe Arjan Konomit. Çdo gjë nisi teksa flisnin për rininë shqiptare dhe në një moment diskutimi i tyre ishte me tona të forta që i habiti të gjithë.

Lidhur me këtë debat ka pasur reagime të shumta, ku disa janë në anën e Konomit dhe të tjerë që i kanë dalë në mbrojtje Ballukut. Për këtë të fundit ka bërë një postim në “Instastory” Einxhel Shkira, e cila e mbështet ashtu siç Neda bëri me të kur ajo ishte brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

“Sot pata mundësinë të të ndjek pak. Nëse do më kishte pyetur si mike, opinionin tim mbi këtë eksperiencë , do të të thoja “Mos shko”! Por, tek e fundit kështu më thanë dhe mua shumë veta për vendimin tim…dhe e di që tipa si ti e unë nuk tërhiqemi lehtë nga parimet dhe ëndrrat tona për të përmirësuar atë që të tjerët kanë frikë ta bëjnë!

Për të thënë një fjalë që shumica zgjedhin versionin”Po ç’më duhet mua të ngatërrohem” apo kanë frikë mos sulmohen e gjykohen për mendimet e veta…Jam e lumtur që të shoh aty ku më shumë ka patur nevojë për dikë si TY!

Jam e bindur që do të dish të gjesh rrugën e duhur dhe të drejtë për të përcjellë gjithmonë mesazhin tënd, i cili është më i madh e më me vlerë sesa thjeshtë një kolltuk…është një ‘luftë’ e ashpër kjo e jona por e bukur dhe fisnike”, shkruan Einxhel.Këtë shkrim e ka ripostuar edhe Neda ku bashkëngjitur me të ka shkruar: “Einxhel Shkira faleminderit shumë zemra ime. Gjëja e parë që të kam shkruar si përgjigje kur më shkrove pasi dole nga ajo shtëpi ishte: “deri në fund”. Mesa duket, deri në fund je dhe ti për mua. Të kam xhan me gjithë zemër”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *