“Njoftova Berishën”/ Dje dha dorëheqjen nga kryesia e PD-së, pak orë më vonë zyrtari merr vendimin e papritur


Arben Ndoj duket se është penduar nga postimi që bëri ditën e djeshme. Ai lajmëroi dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike në degën e Lezhës. Në një njoftim për mediat, Ndoj bëri me dije se i kishte kërkuar zyrtarisht Kryetarit të PD së Shqipërisë Sali Berishës, dorëheqjen nga pozicioni i Kryetarit të degës Lezhë.

Ndoj tha se një pakicë në Partinë Demokratike, të përbërë nga servilë, hileqarë, prapaskenistë, intrigantë që gjejnë terren e mbështetje në parti e kanë demotivuar për drejtimin e strukturave.

Disa orë më vonë statusi i tij u hoq nga Facebook dhe ai u shfaq në një tavolinë me disa simpatizantë duke pozuar me 2 gishtat lart. Dasma madhështore në Como iu mohua, por Armina Mevlani shijon pushimet në vilën luksoze në Itali, nuk do ta besoni sa variojnë çmimet për një natë

“Nuk ka doreheqje te kryetarit! Përpara e më të bashkuar drejt fitores! Rroftë Partia Demokratike ” – shkruante njëri prej tyre, Damian Sulaj, duke lënë të kuptohet se Ndoj ende vijon të jetë në atë post.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *