Ish mbreti i lojërave të fatit, Ervis Martinaj ka mbushur sot 40-vjeç.Në një ditë të shënuar si kjo, familja, policia, media, por dhe opinioni publik nuk ka ende asnjë të dhënë mbi fatin e Martinajt, teksa autortietet zyrate shprehen se janë nën hetim.
Pikërisht ditën e ditëlindjes publikohet një tjetër fotot e papublikuar më parë, ku Vis Martinaj shfaqet në krah të ish missit E. P.
Sërisht nuk dihet nëse fotoja është bërë sot apo vitet e kaluara, ku Martinaj mund të ketë festuar me bukuroshen e njohur.
Më parë Vis Martinaj është përfolur për një lidhje me modelen Orjola Marashi. Ndërsa natën e 5 gushtit 2022 e ka kaluar në Hotel Adriatik në Durrës me Miss Univers Albania 2022, Deta Kokomani.
Më pas, Vis Martinaj është parë në Shijak, i shoqëruar nga një bukuroshe nga Laçi, me lidhje të forta politike.
Ndonëse baba i 4 vajzave, Vis Martinaj është lakuar edhe për një lidhje me një moderatore tepër të njohur, e cila reklamon sot shtatzaninë në rrjete sociale.
Disa ditë më parë, Prapaskena publikoi një foto të Vis Martinajt në vendin e njohur nga shqiptarët si ‘Peshqirat’ në Gjermani, vend simbol për shërbime seksuale dhe që frekuentohet nga ministra, ish ministra, deputetë dhe drejtorë. Arben Ahmetaj është një klient i rregullt i ‘Peshqirave’.