Rrëfehet Atdheu: Gruaja nëse gjen më mirë të ikën, mami është gjithnjë aty


Atdheu ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku tregoi me detaje aventurat gjatë pushimeve me të ëmën.

Ai tha se nuk kishin pushuar bashkë prej kohës kur ishte fëmijë dhe i sëmurë. I pyetur nga Bieta, Atdheu pohoi se ka vuajtur për shumë kohë nga një sëmundje kockash.

“Shkova jashtë shteti dhe me kurën e tyre u shërova për 2 muaj”, tha ai.

Nga ana tjetër ish konkurrenti i “Përputhen” u shpreh i zhgënjyer nga lidhjet e dashurisë, pasi sipas tij, vajzat sot shohin vetëm interesin.

“Si partnerja e gruaja nëse gjejnë më mirë ikin, kurse mami është gjithnjë aty!”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *