Kjo është e dashura serbe e Vali Corleones e cila para disa ditësh deshi t’ja djegë shtëpinë (FOTO)


Prince Valentino Corleone, apo sic njihet me emrin e vërtetë Valdrin Sylejmani, shpesh di të bëhet kryelajm i mediave, shkruah RepublikaOnline. Pas një “zhdukje” nga rrjetet sociale dhe nga jeta televizive, ai është shfaqur serish në rrjetin social “TikTok”. Për pak kohë ai mblodhi qindra ndjekës.

Vali njohet si tip “lozonjar”, pasi në media shpeshherë është folur për lidhje me këngëtaret më të përfolura të estradës. Gjatë një momenti derisa ishte live në “TikTok”, në shtëpinë e Valit futet serbja Marija Zivojinovic, e cila dyshohet të jetë e dashura e Valit.

Sipas videos ku këta dy flasin, Zivojinovic tenton dhe thot se do t’ja djegë shtëpinë e fytyrën Valit, shkruan RepublikaOnline. Zivojinovic, sipas aktakuzës së ngritur dje ndaj Anita Syla, ishte e pranishme në kohën kur kjo e fundit dyshohet ta ketë q ëlluar me a rmë Valin.

Zivojinovic vjen nga Beogradi, por shpesh në rrjetet e saja sociale publikon foto e video nga qendrimi i saj në Kosovë e Gjilan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *