Dasma shkoi keq/ Nusja nga Korça ka käfshuar të shoqin në vesh


Ajo që supozohej të ishte dita më e bukur e jetës së tyre, nuk ka shkuar ashtu siç mendohej për një çift në Korçë dhe fajin për këtë, mes aduket e ka pasur vetë nusja.

Siç ka shpjeguar korrespondetja e Korçës në emisionin “Aldo Morning Show”, nusja 21-vjeçare është dehur aq shumë, saqë ka ka; fshuar në vesh bashkëshortin e saj.

Dhe jo një kafshim i vogël, por një mjaftueshëm i fortë sa për t’i shkaktuar atij gjakderdhje. “Më pas vjehrra e ka marrë nusen, e ka zhv;eshur, e ka çuar në shtëpi dhe dasma është mbyllur shpejt e shpejt.”-raportoi korrespondetja nga Korça.

Për këtë temë ka telefonuar sipërmarrësi Armand Peza, ku ka treguar edhe çmenduritë që kanë ndodhur nëpër dasmat shqiptare.

Armand Peza: Çmenduri mund të quhet një dasmë vetëm me dy veta, vetëm me nusen dhe dhëndrin dhe e merrni me mend që shpenzimet nuk kanë qenë aq të mëdha. Nuk ka munguar veshja e nusërisë dhe dhëndërisë, por gjithsesi një darkë me dy veta u bë.

Për mua ka qenë një nga gjërat që më ka ngelur më shumë në mendje, por ka dhe festa që kanë arritur deri në 800 të ftuar. Armand Peza tregon dhe një çmenduri që ka ndodhur këtë vit në një dasmë. Është marrë një saurrela e mbushur me gurë dhe sipër kanë hipur dasmorët me flamurin.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *