I pajtoi Borën dhe Donaldin, por Semi për vete ndahet nga i dashuri!


Semi Jaupaj muajve të fundit ka qenë njëri ndër personazhet më të përfolura, ajo dhe Ron Zaiti janë përfolur gjatë në mediat rozë për një romancë, por asnjëherë nuk e konfirmuan nëse pati diçka mes tyre.

Thashethemet nisën që pas publikimit të këngës “All your lovin”, Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti, ku fansat vunë re menjëherë afrimitetin që Semi dhe Roni kishin në videoklip, dhe nisëm menjëherë të komentojnë se “sa bukur duken si çift”.

Pak ditë më pas, disa video dhe foto të këngëtares krah Ron Zaitit u shpërndanë menjëherë në rrjet, duke ndezur kështu dyshimet se mes tyre mund të ketë lindur një romancë. U duk sikur fansat kishin të drejtë, pasi në videot e publikuara Semi dhe Roni dukeshin mjaft afër me njëri-tjetrin.

Dyshimet u shtuan edhe më shumë pas një fotoje të shpërndarë me shpejtësi në rrjet, ku Semi dhe Roni duket sikur po shkëmbejnë një puthje.

Mirëpo, teksa ata vetë nuk kanë folur asnjëherë për statusin e marrëdhënies së tyre, së fundmi, u vu re se dyshja nuk ndiqen më në “Instagram”. Qofshin si miq, partnerë, apo ish-partnerë deri para pak ditësh dy këngëtarët ishin në listën e ndjekësve të njëri-tjetrit, por tani jo më.

Teksa nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre vetëm pak javë më parë, Ron Zaiti u pyet në “Instagram” nëse ka në plan “Ndonjë bashkëpunim tjetër me Semin?”.

Ndërsa, Roni është përgjigjur duke shkruar se ekziston mundësia në të ardhmen për një tjetër projekt me Semin, të cilën e cilëson si “artiste të mirë”.

“Mbase në të ardhmen. Gjithmonë dua të bëj këngë me artistë të mirë”, shkruante Roni. “Prive” raportoi disa kohë më parë që marrëdhënia e ndërtuar “blic” mes tyre ka përfunduar me kaq.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *