Të bën mirë рër ѕhëndetin! Elvana Gjata e ha ѕallatën me llak flokëѕh (video)


Këngëtarja Elvana Gjata është shumë aktive në rrjete sociale ku ndan me ndjekësit e saj momente nga koncertet por dhe nga përditshmëria e saj.Elvana së fundmi ka vendosur të hap një sfidë për të gjithë.

Ajo ka publikuar një video në Instagram teksa shikohet duke u grimuar dhe në të njëjtën kohë duke ngrënë një sallatë.Por si duket sallata Elvanës nuk i shijon pa pak llak. Teksa parukierja i rregullon flokët dhe ja spërkat me llak një spërkatje ka marrë dhe sallata që më pas këngëtarja e ka shijuar duke e ngrënë.

Video ka marrë shumë like dhe komente nga ndjekësit të cilët Elvanën e kanë cilësuar një personazh karizmatik dhe është bërë virale. Elvana Gjata sapo ka publikuar këngën më të re. Bëhet fjalë për një bashkëpunim me këngëtaren e njohur rumune, Antonia, të cilën e zbuloi një ditë më parë. Projekti muzikor, i shoqëruar me videoklip, tashmë është publikuar në të gjitha platformat dixhitale.

Ky projekt vjen vetëm pak ditë pas këngës që solli me Dhurata Dorën. Dyshja shqiptare publikun këngën me titull “Gajde”, e cila është pritur shumë mirë nga publiku. Tre muaj më parë ajo publikoi duetin me Bardhin dhe Dj Gimi-O që numëron rreth 40 milion klikime.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *