Çfarë ndodhi në prapaskenat e “Dancing With The Stars” mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt? Produksioni merr vendimin drastik për aktorin (VIDEO)


Ka nisur mbrëmjen e djeshme puntata e parë e “Dancing With The Stars”, ku Bora Zemani e hapi spektaklin me një kërcim së bashku me trupën e baletit. Gjithashtu, dhe performancat e konkurrentëve u komentuan në përgjithësi pozitivisht nga anëtarët e jurisë.

Por kush është personi që nuk i ndahet Borës madje as në prapaskenën e spektaklit të kërcimit? Pikërisht Donaldi! Ai ka publikuar disa story në Instagram, ku shihet Bora teksa lexon skaletën. “Je yll”, shkruan Donaldi në videon e publikuar.

Por pas këtyre videove, ku duket se aktori ka “bezdisur” partneren e tij, produksioni e ka larguar nga prapaskena. “Okej, më nxorrën jashtë”, shkruan vetë aktori në Instagramin e tij. Çfarë ndodhi në prapaskenat e “Dancing With The Stars” mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt? Produksioni merr vendimin drastik për aktorin (VIDEO)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *