Një 15-vjeçare nga Tirana është dënuar me 1 vit burg nga Gjykata e Tiranës për një arsye që rrallë ndodh ta dëgjojmë. Minorenia kishte njohur online në Instagram një djalë 23-vjeçar dhe bisedat kishin kaluar më pas në aplikacionin Snapchat.
Me kalimin e kohës komunikimi kishte kaluar në biseda “të nxehta”. Ky ishte momenti që 15-vjeçarja kishte shfrytëzuar për të shnatazhuar djalin 23-veçar duke i kërkuar atij 100 mijë lekë ose përndryshe do ta denonconte në polici sikur kishte ngacmuar një minorene.
Djali vendosi që të njoftonte policinë dhe momenti i dorëzimit të parave u monitorua nga policia. Tashmë Gjykata e Tiranës e dënoi
15-vjeçaren me 1 vit burg për akuzën e “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, megjithatë minorenia nuk do të bëjë asnjë ditë burg për shkak të moshës.