Jonida Vokshi, pak javë më parë zbuloi se do të jetë ajo që do të prezantojë “Big Brother Vip Kosova” krah Alaudin Hamitit. Ndonëse fillimisht nuk dha detaje, e ftuar së fundmi në programin “Ditë pas Dite” në RTSH, moderatorja zbuloi ca detaje të reja në lidhje me reality show-n e famshëm.
“Më erdhi fillimisht një mesazh nga Liberta dhe më pas më kontaktuan drejtuesit e Klan Kosova. Në fillim mendova se do të më kërkonin si banore dhe u mendova se çfarë do t’i thoja, por jo ftesa ishte për prezantuese.
Ne këtu i ndajmë idetë së bashku, do të jenë fillimisht 14 konkurrentë që do të marrin pjesë, (të cilët do të shtohen me kalimin e javëve), shtëpia është ndërtuar nga fillimi dhe kemi mbyllur në 70% kastin që do të startojë programin”.
Përveç Alaudinit që do të moderojë, një prej opinionistëve emri i itë cilit është zbuluar deri tani është ai i Olti Currit. “Me Alaudinin kam drejtuar më parë edhe çmimet Oscars dhe kemi kimi bashkë, ndërsa kur mësova që opinionist do të ishte Olti Curri u lumturova pa masë, sepse unë mendoj që është i vetmi që e bën në këtë lloj programi.”- përfundoi Jonida.
Nuk ka ende një ditë për nisjen e Big Brother Vip Kosova, por çfarë dihet me siguri është se i famshmi që del fitues prej asaj shtëpie, do të marrë një çek prej 200,000 euro, shifër kjo dyfish më e lartë se ajo e “Big Brother Vip Albania”.