Deputeti i Partisë Demokratike, Sajmir Korreshi ka përveshur mëngët dhe i është futur kuzhinës. E si çdo shqiptar i zakonshëm, politikani ka zgjedhur ta shoqërojë këtë kulaç me një pjatë fasule, djathë, ullinj dhe qepë. Një pjatë kjo tipike e shqiptarëve.
Korreshi ka publikuar disa foto ku shihet duke bërë bukë vetë. Si një nikoqir i mirë, ai duket teksa përgatit vetë brumin dhe rezultatin final e tregon në një tjetër shkrepje.