Me gomone drejt Britanisë, Andi Allushi: Në Shqipëri lashë gruan dhe fëmijët. Me punën në ndërtim i nxjerr paratë e rrugës


Andi Allushi është një shqiptar i cili në Shtator zgjodhi të largohet nga Shqipëria drejt Britanisë në mënyrë ilegale. Në një lidhje me studion e Opinion, ai tregon se e ndërmori këtë hap për të siguruar një jetë më të mirë për familjen e tij. Allushi tregoi se në vendin tonë ka lënë gruan dhe 2 fëmijët. Po ashtu ai tha se për të kaluar kanalin britanik kishte paguar 3500 paund, para të cilat siç u shpreh prej që t’i nxjerrë duke punuar në ndërtim.

Blendi Fevziu: Kur je larguar drejt Britanisë së Madhe? Andi Allushi: 17-18 Shtator kam arritur të hipi në gomone. Blendi Fevziu: Kë ke lënë në Shqipëri? Andi Allushi: Kam lënë familjen time, gruan dhe 2 fëmijët. Blendi Fevziu: Pse u nise drejt Britanisë?

Andi Allushi: Për një jetë më të mirë… Kam jetuar në Gjermani, u riktheva nuk m’i rinovuan dokumentet dhe për arsye ekonomike u detyrova të shkoja prap. Blendi Fevziu: Çfarë të bën të besosh që do i marrësh në Britani? Andi Allushi: Nuk është se kam shpresë që mund të marr dokumente, por që eci me idenë për të ndihmuar familjen time, që fëmijët e mi të mos i mungojë asgjë. Sepse duke jetuar në Shqipëri e dimë shumë mirë të gjithë se çfarë na jep Shqipëria.

Blendi Fevziu: Andi ke udhëtuar me gomone, sa pagove për të gjithë këtë operacion? Andi Allushi: Vetëm rruga më ka kushtuar 3500 paund. Blendi Fevziu: Dhe çfarë pune do të bësh në Angli? Andi Allushi: Për momentin po punoj në ndërtim. Blendi Fevziu: Dhe duke punuar në ndërtim e nxjerr këtë shpenzim të investimit që ke bërë? Andi Allushi: Normalisht po./tvklan.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *