Dyshimet mbi “gangsteren” e Bilishtit, Deizi Arapi/ Zbardhet ngjarja, kush e dogji makinën e 34-vjeçarit (EMRAT)


Zbardhet ngjarja e ndodhur në Bilisht, ku u dogj automjeti i 34-vjeçarit Marsel Buçi.

Pavarësisht se babai i Buçit, ka hedhur akuza ndaj Deizi Arapit, e njohur si “gangsterja” e Bilishtit, policia njofton se autorët janë dy vëllezër.

Blutë kanë identifikuar si autorë të dyshuar shtetasit me iniciale D. S., 35 vjeç R.S., 40 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Raportohet se është bërë i mundur ndalimi i 35-vjeçarit dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij.

Identifikohen 2 autorët e dyshuar (vëllezër) të zjarrvënies, vihet në pranga njëri prej tyre dhe shpallet në kërkim autori tjetër i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll, pas një pune intensive hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 10.10.2022, në qytetin e Bilishtit, ku u dogj një automjet, bënë të mundur identifikimin e 2 autorëve të dyshuar të saj.

Si rezultat, u bë ndalimi i shtetasit D. S., 35 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi R. S., 40 vjeç (vëllezër), të dy banues në Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

Makina e djegur në Bilisht/ I ati i pronarit të mjetit akuzon Deizi Arapin: Punojmë me djersë s’jemi si ato! Ku i gjejnë lekët?
Nga veprimet hetimore dhe nga provat e grumbulluara rezultoi se këta shtetas i kanë vënë zjarrin automjetit tip “Audi A4”, në pronësi të shtetasit M. B., 34 vjeç, banues në Bilisht dhe për pasojë, automjeti është djegur plotësisht.

Vijon puna për vënien para përgjegjësisë penale të përsonave të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./ B.A. –

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *