Hapi laborator për studimin e kancerit, historia frymëzuese e shkencëtares shqiptare në SHBA


Eneida Toska është larguar drejt SHBA-së që kur ishte e vogël dhe ka kryer studimet e larta atje për mjekësi. Pasi kreu doktoraturën, ajo i është përkushtuar laboratorit të saj. Në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Eneida rrëfeu rrugëtimin e saj të vështirë.

Pas një trajnimi që zgjati shtatë vjet, Eneida arriti t’ja dilte mes 5 për qind të njerëzve që fituan të drejtën për të hapur një laborator. Tani, ajo punon me shumë shkencëtarë të fushave të ndryshme, të cilet studiojnë zhvillimin e kancerit dhe identifikojnë mundësi të reja terapeutike.

“Ishte koha kur gjatë Covid-19 kur John Hopkins kishte një nam të madh. Isha midis Harvard, Cambridhe dhe Hopkins dhe zgjodha këtë të fundit si një nga shkollat më të vjetra mjekësore por dhe se është një kulturë e mirë e njerëzve këtu.”, tha ajo se pse zgjodhi Universitetin John Hopkins.

Teksa po fliste për trajtimet ndaj kancerit, ajo rrëfeu se falë studimeve, tani vdekshmëria e llojeve të kancerit është ulur me 25 % ndërsa sa i përket kancerit të gjirit është ulur me 45 %. E pyetur nëse do të hapë një laborator në Shqipëri, ajo tha se është e pamundur pasi duhet bashkëpunim me shkencëtarët.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *