“Dashuri me shikim të parë!” Pas aksidentit, qeni i kthen buzëqeshjen 53-vjeçares


Kur 53-vjeçarja Niki French hoqi dorë nga puna në zyrë dhe paga shumë e lartë që merrte, ajo më në fund pati mundësinë që të realizonte ëndrrën e saj për të pasur një qen.

“Unë gjithmonë i kam dashur shumë qentë dhe kam pasur një kur isha fëmijë, por kur vitet kaluan ishte e pamundur pasi puna ime ishte e ngarkuar, nuk kisha kohë dhe nuk do të ishte e drejtë as për kafshët. Pra, në momentin që lashë punën dhe e dija se kisha më shumë kohë, marrja e një qeni ishte prioriteti im,” thotë Niki, e cila la karrierën e saj në një kompani në moshën 30-vjeçare për një jetë më pak stresuese pas një aksidenti me biçikletë që e la atë me probleme shëndetësore.

Pas aksidentit, ajo u përball me problemet e kujtesës, dhimbjet e shpatullave dhe nivelin e ulët të energjisë për më shumë se 4 vjet. Një nga gjërat e para që ajo kishte prioritet ishte të merrte në shtëpi një qen.

“Në Mars 2019 u largova nga zyra ime për herë të fundit dhe menjëherë pas kësaj u regjistrova në Battersea Dogs & Cats Home, në mënyrë që të merrja në shtëpi një qen. E dija se kishte kaq shumë qen që kishin nevojë për një shtëpi dhe ndjeja se kjo ishte gjëja e duhur për mua”, shpjegon Niki.

Pas pak kohësh, “Battersea” kontaktoi Nikin dhe i dërgoi një foto të një qeni tetë muajsh të quajtur Bodie.

“Ishte dashuri me shikim të parë. Ndihej si një ëndërr e realizuar. Dy ditë më vonë, ai erdhi në shtëpi për të jetuar me mua. Kam një lidhje kaq të thellë me Bodie dhe ai ka sjellë kaq shumë gëzim në jetën time” , tha ajo.

Niki tregon si i lindi dëshira që të bëhej një trajnere qensh.

“Pas 30 vjetësh në një industri, e dija se duhej të gjeja një karrierë tjetër që do të ishte më e mirë për shëndetin tim fizik dhe mendor. Momenti kur një shoqe e imja më përmendi se po planifikonte që të bëhej trajnere qensh, më lindi dëshira që të bëhesha dhe unë. Sa më shumë kërkoja në internet për trajnimin e qenve, aq më shumë isha e sigurt se kjo ishte karrira ime e re”, rrëfen ajo.

Kështu Niki nisi biznesin e saj të trajnimit të qenve dhe tashmë tre vjeç, Bodie energjike, e zgjuar dhe emocionuese luan një rol të rëndësishëm në punën e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *