Këngëtarja Enca Haxhia është një nga personazhet më të komentuar të showbizit shqiptar. Prej kohësh ajo është zhvendosur në Dubai, teksa gjithmonë nuk i ka ndalur postimet provokuese në rrjetet sociale, teksa i është bashkuar dhe rrjetit social +18 me pagesë “Only Fans”.
Së fundmi ajo ka postuar disa foto ku shfaqet në një festë ditëlindjeje dhe është në krahët e një mashkulli muskuloz që garon në “Bodybuilding”.
Pas krahëve të saj shkruhet “Dh*pi më i fortë”, teksa në një prej fotove Enca shkruan: “Me gjithë modestin, unë gjithmonë kam qenë mbretëresha e festave të ditëlindjes. Mbrapa në kohë, kur unë kam pasur një këmbë të thyer, kështu që kisha një bodyguard të kujdesej për mua gjithë natën”.