E rëndë/ Ish e dashura e Don Xhonit sulmohet keq në një ‘reality show’ nga partneri i saj, dërgohet me urgjencë në spital


Ish e dashura e Don Xhonit, Ariana Lirey është sulmuar nga një pjesëmarrës në spektaklin “Reality Dom”.

Presoni i cili e sulmoi modelen ruse, duket se ishte partneri i saj, me të cilin sapo kishte filluar një lidhje brenda shtëpisë. Mediat ruse njoftuan se Ariana ishte sulmuar nga konkurrenti Artem Grant. Ajo është shtruar me urgjencë në spital, teksa raportohet se Artem kishte bërë më parë një operacion në zemër.

Në videon e publikuar nga faqja zyrtare, Ariana shihet e shtrirë në krevat kur në një moment konkurrenti i hedh një gotë drejt saj dhe më pas i shkon dhe tenton ta sulmojë, ndërsa disa banorë të tjerë përpiqen ta ndajnë dyshen.

“Ekipi u nda në dy pjesë: dikush beson se Ariana nuk po vepron në mënyrë njerëzore ndaj Artemit. Dikush mendon se Artem është fajtor për të gjitha problemet e tij”, thuhet në faqe zyrtare të ‘reality show-t’.

Pavarësisht kësaj, Ariana nuk ka treguar dhembshuri për Artyom dhe beson se pas sulmit ai duhet të dëbohet nga shtëpia dhe reality show.

Ngjarja ka ndodhur rreth një muaji më parë dhe gjatë asaj periudhe kujtomë se Ariana bëri një deklaratë të gjatë në rrjetet sociale, ku të gjithë menduan se ishte një status për reperin nga Drenica.

“Nuk kam dashur ta bëj këtë por do të jap gjithsesi një koment. Lidhja jonë ka mbaruar dhe unë do të shpjegoj pse. Kishte shumë gënjeshtra dhe keqkuptime. Nisur nga kjo, pati një krisje nga të gjitha anët. Që kur të ofendosh një grua është diçka normale? Ai më sulmoi sot. Ti mund të godasësh muret por është e çuditshme për mua nëse godas një mizë që më kalon mbi kokën time.”- shkruante modelja për partnerin e saj gjatë asaj kohe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *