“Mbreti Zog kur u Ιargua mori 11 vaΙiхhe me fΙori” Arkivat angleze tregojnë çfarë mori Ahmet Zogu kur u Ιargua nga Ѕhqiрëria


Artan Lame, ka shkruar për historinë e arit që mbreti Zog i mori Shqipërisë kur u largua më 6-7 prill 1939, kur Italia po përgatitej të pushtonte Shqipërinë.

I ftuar në emisionin “Opinion”. Ai shpjegoi disa detaje rreth historisë së arit. Sipas dokumenteve të gjetura në arkivat shtetërore dhe të publikuara në “Al-Rai”, ari kap vlerën e rreth 178 kilogramë dhe llogaritet me kursin e sotëm 5 milionë e 936.757 euro.

“Në autokolonën e mbretit udhëtonin edhe 11 valixhe me afro 178 kg flori që ai kishte marrë me vendim të Këshillit të Ministrave mbrëmjen e datës 6 prill të 1939-ës. Historia e floririt që Zogu mori me vete ka qenë gjithnjë objekt debati. Dokumentet e Arkivit të Shtetit sqarojnë se në datën 6 prill të 1939-ës rreth orës 21.00 Mbreti urdhëroi ministrin e Financave, Kol Thaçi, që e gjithë gjendja e Thesarit të Shtetit t’i bëhej atij prezent.

Në fakt, ari i Shqipërisë ruhej kryesisht në Banka di Napoli (2454 kg ar) dhe vetëm një pjesë e vogël floriri (afro 178 kg) gjendej në kasafortën e Bankës së Shqipërisë. Arkëtari i Përgjithshëm, Ramadan Berberolli, sipas urdhrave të qeverisë, i dorëzoi Mbretit shumën prej 448535 monedhave ar në shtëpinë e Koço Kotës dhe afro 118195 monedha, vonë në mesnatë në shtëpinë e vëllait të Mbretit në afërsi të Stadiumit të sotëm “Qemal Stafa”.

Zogu i zhvillonte mbledhjet e qeverisë aty. Sipas dokumenteve Mbreti Zog tërhoqi në total 566975.5 franga ari. Thuajse gjithë atë që kishte në dispozicion Thesari Shqiptar. Nisur nga llogaria që një Napolon Flori përbëhej nga 20 Franga ar, Mbreti kish marrë me vete një shumë prej 27848 Napolonash flori. E kalkuluar me kursin e floririt të sotëm (Kursi i datës 10 Shtator 2014), rezulton se Mbreti Zog kish marë me vete, një shumë të barabartë sot me 5 milion e 936757 Euro.

Në kujtimet e tij Mbreti sqaron se pjesa kryesore u shpërnda nën kujdesin e një komisioni prej 7 vetash për zyrtarët e dalë në Larisa, Follorinë dhe Beograd. Por askush nuk di të thotë sot sesa mund të ketë qenë sasia e arit që Mbreti posedonte personalisht dhe që e ruante në kasafortën e tij në Pallat, por ashtu si edhe bizhuteritë dhe gjërat e tjera me vlerë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *