Greqi- Gjeti një çantë të madhe në ishullin grek, por kur e hapi tursiti ka mbetur i tmerruar pasi pa se çfarë ndodhej brenda saj.
Ngjarja ndodhi në Naxos.
Mediat vendase raportojnë se turisti ishte duke eksploruar plazhin Fykios, ku pikasi çantën dhe, pasi e hapi, gjeti dy trupa të dekompozuar.
Qendra shëndetësore e Naxos, për shkak të dekompozimit të avancuar të njërit prej trupave, nuk mund të sqarojë nëse i përket një burri apo një gruaje.
Nga ana tjetër, për të dytin ende nuk është sqaruar nëse mund të jetë trup njeriu apo kafshe.
Pritet të kryehen autopsia e plotë, për të zbuluar më tepër rreth kësaj ngjarje.