VIDEO/ “Jeni shumë provokues”, Rama vë në siklet politikanen holandeze: Pse është nder të jesh në skenë me mua?


Kryeministri Edi Rama duket se ka vënë në siklet politikanen holandeze Kati Piri, e cila po moderonte Kongresin e Partive Socialiste Europiane.

Teksa Piri po thoshte se është nder që ta kishin mes tyre, Rama kërkoi të dinte arsyen përse. Politikania holandeze u mundua ta kalonte me buzëqeshje dhe i shpjegoi se i duket mjaft provokues, por i pëlqen se është i drejtpërdrejtë.

Piri: Ju ftuam që të ndani me ne pikëpmajet tuaja mbi disa nga sfidat europiane dhe globale me të cilat përballemi sot. Kryeministër, është nderi im që ndaj këtë skenë me ju dhe është në fakt, nder për të gjthë ne. Si mendoni ose cilat janë përparësitë dhe prioritetet për vitet në vijim, për bashkëpunimin europian?

Rama: A mund të ma shpjegosh pse është nderi juaj?

Piri: Është nder, sepse… ky është një politikan i vërtetë. Është nder sepse ne njëherë kemi qenë nëpër takime në Zoom duke diskutuar për Ballkanin Perëndimor. Ju konsideroj gjithmonë një folës tejet interesant dhe nuk është sa për ta thënë në këtë skenë, sepse mund të jeni mjaft provokues çka më pëlqen si holandeze. Priresh të jesh shumë i drejtpërdrejtë, kështu që është një nder t’ju takoj ballë për ballë.

Rama: Le të themi që jam i bindur tani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *