Shakira, Dua Lipa dhe BTS, do performojnë në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës?


Një nga momentet më të pritura të çdo Botërori po afrohet gjithnjë e më shumë: Ceremonia e Hapjes. Në Katar 2022 do të zhvillohet të dielën më 20 nëntor në stadiumin Al Bayt në qytetin Jor në orën 19:00 (me orën lokale).

Ende nuk dihet zyrtarisht se cilët do të jenë këngëtarët, megjithatë FIFA pret të vulosë pjesëmarrjen e grupit BTS dhe sipas mediave të ndryshme, Shakira mund të jetë sërish në ceremoninë e hapjes.

Sipas Total Reporter, këngëtarja kolumbiane do të hapë Kupën e Botës së bashku me Dua Lipën dhe anëtarët e BTS, të cilët do të debutojnë në skenën hapëse të Kupës së Botës.

Këngëtarja e hitit ‘Waka Waka’ nuk do të ishte e vetme në skenë, pasi do të shoqërohej nga artistë të tjerë që aktualisht janë të njohur në mbarë botën: Dua Lipa dhe grupi i njohur korean K-Pop, BTS.

FIFA nuk e ka konfirmuar ende lajmin, por thashethemet kanë filluar të përhapen dhe fansat tashmë po imagjinojnë se sa spektakolar do të jetë shfaqja para ndeshjes Katar-Ekuadori, e para e turneut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *