Mori vesh që djalin e kishte me një tjetër, burri i kërkon gruas t’i kthejë paratë që ka…


Një burrë ka hedhur në gjyq gruan e tij për paratë që ka shpenzuar për djalin pasi mori vesh se 8-vjeçari nuk është i tiji. Ai i është drejtuar Gjykatës së Lartë pasi zbuloi se babai i vërtetë i fëmijës është një burrë tjetër me të cilin bashkëshortja kishte pasur marrëdhënie në të shkuarën.

Gjithsesi, ai ka refuzuar që ta bëjë publik emrin e burrit tjetër, ndërsa gjykatësi i ka këshilluar që djalit të mos i thuhet gjë derisa të ‘jetë koha e duhur’. Gjykata vendosi gjithashtu që asnjë nga identitetet e të pranishmëve të mos përmendeshin në raportimin e mediave duke shtuar se familjes do t’u caktohet një punonjës social që t’i ndihmojë me vendimet.

Bashkëshorti i zhgënjyer kërkonte gjithashtu dëmshpërblim për gjithë situatën e pakëndshme që kaloi pasi zbuloi se djali që e kishte rritur vetë nuk ishte i veti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *