Dikush e pyeti njeriun më të pasur në botë, Bill Gates
Bill Gates u përgjigj, “Po, është një person që është më i pasur se unë”.
Më pas tregoi këtë histori:
Ndodhi gjatë kohës kur unë nuk isha kaq pasur dhe i famshëm. Isha në aeroportin e New York-ut, dhe aty pashë një gazetashitës. Ju afrova të blija një gazetë, por pashë se nuk kisha mjaftueshëm të holla, ndaj e lashë idenë e blerjes dhe ia ktheva shitësit.
Gazetashitësi më tha: “merreni, po jua dhuroj këtë gazetë “ Ai insistoi ndaj unë e mora gazetën.
Rastësisht, pas dy-tre muajsh, zbrita në të njëjtin aeroport dhe përsëri shkova të marr një gazetë. Shitësi më ofroi përsëri gazetën. Unë nuk pranova dhe thashë që nuk mund ta marr sepse s’kam të holla. Ai mu përgjigj: “merre gazetën unë po e ndaj këtë nga fitimi im, ndaj nuk dal me humbje”. E mora gazetën që më dha.
Pas 19 vitesh u bëra i famshëm dhe i njohur nga njerëzit. Papritur kujtova atë gazetashitës. Fillova ta kërkoja dhe pas rreth 1 muajsh e gjysēm kërkimi, e gjeta. E pyeta:”A më njeh?” Ai më tha:”Po, ju njoh. Ju jeni Bill Gates”.
E pyeta përsëri: “A të kujtohet njëherë kur më keni dhënë një gazetë falas? ”
Gazeta shitësi tha: Po të mbaj mend, të dhashë dy herë.”
I thashë: “Dua të paguaj ndihmën që më ofrove atë kohë. Ҫfarëdo që të doni në jetën tuaj më thoni, dua të jua përmbush atë.” Gazetashitësi mu përgjigj :” A mendoni se duke u sjellur kështu, ju do të mund të më kthenit ndihmën time njëlloj? ”
E pyeta:” Pse? “Gazetashitësi m’u përgjigj: “Unë ju ndihmova kur isha një shitës i varfër i gazetave ndërsa ju po përpiqeni të më ndihmoni tani, kur jeni bërë njeriu më i pasur në botë. Si mundet që ndihma juaj të përputhet me ndihmën time? “
“Atë ditë kuptova se gazeta shitësi është më i pasur se unë, sepse ai nuk priste të bëhej i pasur për të ndihmuar dikë.”
Njerëzit duhet të kuptojnë se me të vërtetë të pasur janë ata që kanë një zemër të pasur dhe jo sa më shumë para.