Tre muaj shira të rrëmbyeshëm, 1000 persona kanë humbur jetën për shkak të përmbytjeve në Pakistan, 300 janë fëmijë


Që nga muaji qershor e deri më tani, përmbytjet në Pakistan kanë regjistruar një numër të madh të personave të pajetë.

 

 

Bëhet e ditur nga instancat përkatëse pakezstineze se 1.000 persona kanë vdekur si rezultat i përmbytjeve ku mes tyre 300 janë fëmijë.

Zyrtarët në Pakistan kanë thënë se gjatë këtij viti vërshimet kanë prekur mbi 33 milionë banorë, teksa ka shkatërruar apo dëmtuar rëndë pothuajse 1 milion shtëpi.

Autoriteti Kombëtar për Menaxhimin e Fatkeqësive tha se 119 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit.

 

 

Autoriteti Kombëtar për Menaxhimin e Fatkeqësive tha se mbi 2 milionë hektarë të mbjella me produkte bujqësore janë shkatërruar plotësisht, 3.451 kilometra rrugë janë shkatërruar dhe 149 ura janë shembur dhe 500.000 shtëpi janë dëmtuar.

Ministrja Sherry Rehman tha se vendi po kalonte ciklin e tetë të reshjeve sezonale “ndërsa normalisht vendi ka vetëm tre deri në katër cikle shirash”.

 

 

Që nga fillimi i sezonit veror, cikle të shumta reshjesh kanë goditur Pakistanin.

Ndërkohë bëhet e ditur se të paktën 30 milionë njerëz njerëz janë zhvendosur në kampet humanitare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *