E fundit! Tjetër DËSHMI për Bleona MATËN: Mbante libra në dorë dhe më tha


Një tjetër dëshmi ka ardhur për Bleona Matën në emisionin ‘Pa gjurmë’.

Një shqiptar nga Maqedonia që ka preferuar të mbetet anonim, ka treguar se e ka takuar vajzën në tetor të 2018, afër një shkolle.

Zotëria është shprehur i gatshëm për ta ndihmuar familjen e saj.

‘Kam qenë në Ulqin në tetor të 2018 dhe kam qenë duke pronarin për të ikur për në punë.

Mu afrua një vajzë rreth 13-14 vjeç dhe më ka shprehur se jam vajza e Bukurie Matës nga Zapodi i Kukësit. A më çon në tek shtëpia. Ajo ishte shumë e dobët fizikisht. Ishte me libra në dorë, afër një shkolle në qendër të qytetit’, rrëfen zotëria.

Kujtojmë që Bleona ka humbur pasditen e 22 majit të vitit 2010, teksa kulloste bagëtitë në malin e fshatit Zapod të Kukësit. Ajo ishte vetëm 6-vjeçe dhe tashmë 15-vjeçe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *