Kulmi! 4 punonjësit e bashkisë vjedhin pakot me ndihma për njerëzit në nevojë


Vodhën duke shpërdoruar detyrën, pako me ndihma të dhuruara për qytetarët, vihen në p ra.nga 4 punonjës të bashkisë Pogradec, bashkëpunëtorë në këtë veprimtari.

 

 

Sekuestrohen pakot e vjedhura dhe automjeti me të cilin do të transportoheshin.

Nisur nga një video e publikuar mbrëmjen e djeshme në rrjetet sociale, në të cilën shfaqeshin punonjës të bashkisë Pogradec që vidhnin pako me ndihma të dhuruara nga donatorë të huaj për komunitetin e Pogradecit, menjëherë specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec filluan veprimet për verifikimin e rastit dhe për identifikimin e personave përgjegjës.

Nga provat e grumbulluara dhe nga hetimet e mëtejshme të kryera, u bë i mundur dokumentimi i plotë i kësaj ngjarjeje. Si rezultat, u kapën në flagrancë 4 personat.

– Reshit Fraholli, 58 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec; – Raif Muçka., 58 vjeç, banues në Pogradec; – Bektash Xhudellari, 35 vjeç, banues në Hudënisht, Pogradec; – Marsel Muçllari, 35 vjeç, banues në fshatin Çervenakë, Pogradec.

Këta shtetas, me detyrë punonjës pranë bashkisë Pogradec, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ambientet e pallatit të sportit, në qytetin e Pogradecit, vodhën disa pako me ndihma, të dhuruara nga donatorë të huaj, për komunitetin e kësaj bashkie.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pakot me sendet e vjedhura dhe një automjet tip “Audi”, me të cilin do të transportoheshin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *