Detaje të reja zbulohen rreth sagës së vrasjes së Martin Çeços. Duket se persona të tjerë kanë përfituar nga ndjenja e dashurisë dhe naiviteti i tij për të përfituar.
Nevzat Çeço babai i Martin Çeços tha pak ditë më parë se djali i tij e kishte kërkuar për nuse Tina Pajollarin. Vajza e kishte refuzuar edhe pasi Martini kishte futur mbles një person të cilin e pagoi 2.5 milion lekë të vjetra për ti mbushur mëndjen Tina Pajollarit që të martohej me të.
Personi që takoi ishte Xhoni Potka, ish, burri i motrës së Tinës. Çfti u ndanë pasi Bora e braktisi Xhonin dhe dy fëmijët e tyre të mitur për të nisur një lidhje dashurie me shokun e tij të ngushtë Mikel Cycllarin pak kohë pas vrasjes së Martin Çeços.
Gjatë një bisede telefonike të shkurtër për emisionin “Uniko”, Bora Potka (Pajollari) është shprehur se e ka takuar viktimën në Goskovë “për një nuse”, por pa dhënë detaje shtesë.
Intervista e plotë: Mikel Cycllari: Ajo (Bora) ia ka hapur një Facebook
Libora Potka (Pajollari): Ia kam hapur se ajo (Tina) nuk dinte ta hapte, jo se kam hyrë, thjesht ia ka hapur
Mikel Cycllari: Vite më parë
Kush hyn tjetër në profilin e saj?
Libora Potka (Pajollari): Këtë nuk e di unë
Martin Çeçon e njihje ti Bora?
Libora Potka (Pajollari): Nuk e njihja, por njëherë më ka ardhur mua në Goskovë
Për çfarë?
Libora Potka (Pajollari): Nuk e di, për një nuse, me një nga Voskopi
Me Arterin?
Libora Potka (Pajollari): Me Arterin po, edhe kaq
Dy ditë pasi ai shton Tinën në Facebook, rezulton se Xhoni Potka e heq Martin Çeçon nga friend në Facebook
Libora Potka (Pajollari): E kam hequr unë atë nga Facebook, jo Xhoni
Po përse?
Libora Potka (Pajollari): Sepse ai filloi, po bënte… bëri Tinën, bëri të motrën e atij (Xhonit). Po i bënte me radhë e shikonte dhe po i bënte. I thashë unë hiqe se ky po bën njerëz. Shikonte çupa dhe po i bënte friends.
Motrën e kujt?
Libora Potka (Pajollari): Motrën e Xhonit. Dhe unë e hoqa dhe i thashë çfarë e donte atë, po ai me tha erdhi me Arterin për nuse
Tina thotë se unë kam hapur shumë profile Facebook se pasëordin e gjenin Xhoni Potka dhe Bora, e më hynin aty
Libora Potka (Pajollari): Nuk ka lidhje fare. Çfarë lidhje kisha unë të zbuloja FB-në e asaj. Asnjëherë nuk bëhet fjalë. Një gjë që nuk është e vërtetë, ku të dojë le të shkojë.
Madje Bora ka thënë se Xhoni Potka më futej tek profilet e mia në FB, mi hapte, mi kontrollonte
Libora Potka (Pajollari): Jo, fare. Ai nuk shikonte Facebook-n e tij, nuk dinte të hynte jo më të futej në Facebook-un e Tinës
Po kush ka hyrë në FB-në e saj?
Libora Potka (Pajollari): Atë nuk e di unë.