Alaudin Hamiti tregon pse vendosi ta prezantojë me Jonida Vokshin “BB Vip Kosova”


Prej disa javësh në mediat rozë është zbuluar se do të fillojë “Big Brother VIP Kosova”. Prezantuesit e tij do të jenë Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, ndërsa opinionist Olti Curri.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Alaudini tregoi se iu bë edhe oferta për ta prezantuar  vetëm “Big Brother VIP Kosova”, por bashkë me pronarët e televizionit vendosën që të zgjidhni edhe Jonidën. Sipas tij, duhej një figurë nga Shqipëria, pasi tërheq audiencën.

“Në fakt e kemi pasur këtë opsion që të jem vetëm, por rrugës e kemi menduar bashkë me pronarët që të kemi edhe dikë nga Shqipëria. Pasi Klan Kosova është futur edhe në Shqipëri dhe për të tërhequr audiencën. Jonida është një prezantuese shumë e mirë sepse kemi udhëhequr edhe Çmimet Oscar me të”, u shpreh ndër të tjera Alaudini.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *